Showbiz

Art Abazi infektohet me koronavirus, këngëtari: Nga e diela jam i shtrirë në shtëpi, mbani maskë

FOTO
Arti shkruan se pas problemeve shëndetësore nga dita e dielë dhe trajtimeve në shtëpi, ju nënshtrua testit të Covid-19 dhe rezultoi pozitiv.
Featured image of article: Art Abazi infektohet me koronavirus, këngëtari: Nga e diela jam i shtrirë në shtëpi, mbani maskë Art Abazi

KOSOVË- Këngëtari Art Abazi ka bërë me dije se edhe ai është infektuar nga COVID-19.

Në një postim në Instagram, Arti, që për ju që nuk e dini është vëllai i Dren Abazit, shkruan se pas problemeve shëndetësore nga dita e dielë dhe trajtimeve në shtëpi, ju nënshtrua testit të Covid-19 dhe rezultoi pozitiv.

Ai bën me dije se tani është më mirë se ditët e kaluara, ndërkohrë që bën thirrje për vendosjen e maskës dhe respektimin e rregullave.

Art Abazi

Shkrimi i Artit në Instastory:

Miq, pas problemeve shëndetësore, nga dita e dielë jam i shtrirë në shtëpi, ku po marrë trajtimin e nevojshëm. Dje iu nënshtrova testit dhe sot mora njoftimin nga IKShPK se unë kam rezultuar pozitiv në COVID-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E rëndësishme është sot jam shumë më mirë se dje.

Përmes kësaj informate dua t’ju lus për respektim të rregullave. Mbani maskën për ta mbrojtur veten dhe familjen. Shëndet e dashuri për ju! Shihemi së shpejti

Dje konfirmuan se kishin rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit, kryebashkiaku Erion Veliaj, disa prej deputetëve të parlamentit si edhe moderatori i njohur, Bledi Strakosha.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment