Kuriozitete

E keni menduar ndonjëherë? Kjo është arsyeja pse zinxhirët mbajnë inicialet YKK

Zinxhirët në shumicën e rrobave apo aksesorëve mbajnë inicialet YKK. Domethënia e këtyre tre shkronjave është zbuluar dhe i referohet kompanisë japoneze që bën zinxhirë.
Featured image of article: E keni menduar ndonjëherë? Kjo është arsyeja pse zinxhirët mbajnë inicialet YKK zinxhiret me iniciale YKK

TOKIO- Nëse shikojmë në zinxhirët e rrobave apo aksesorëve ka një shans të madh që ato të mbajnë inicialet YKK. Shumë prej nesh kanë menduar se çfarë qëndron mbas këtyre tre shkronjave. Mediat e huaja shkruajnë se pas tre shkronjave fshihet emri i kompanisë japoneze që i prodhon zinxhirët.

Inicialet YKK i referohen Yoshida Kōgyō Kabushikigaisha, një emër që përkthehet në “Kompania e Aksioneve të Prodhimit, Yoshida”.

Tadao Yoshida u përqëndrua në krijimin e një mjeti thelbësor që përdoret për të fiksuar rrobat, aksesorët dhe produktet e tjera në të gjithë botën. Kompania u themelua në Tokio, në 1934, ndërsa sot operon në 71 vende ndërkombëtarisht.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kompania ka një reputacion për prodhimin e zinxhirëve të fortë dhe të besueshëm në ngjyra dhe madhësi të ndryshme. 

(f.i/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment