Sport

Arsenali i bën “qokën” Barcelonës, i jep lojtarin më të rëndësishëm

Ofensiva londineze nuk do të ishte pa lojtarë, sepse atje luajnë yje si Pepe dhe Lacazzette.
Featured image of article: Arsenali i bën “qokën” Barcelonës, i jep lojtarin më të rëndësishëm Foto ilustruese

Pierre-Emerick Aubameyang do të largohet nga Arsenali dhe destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë Barcelona. Kapiteni i skuadrës londineze shihej si mision i pamundur për katalanasit, por gjërat kanë ndryshuar.

Drejtuesit e Arsenalit kanë kuptuar se mund të kenë më shumë përfitim nëse e shesin sulmuesin gabonez. Ofensiva londineze nuk do të ishte pa lojtarë, sepse atje luajnë yje si Pepe dhe Lacazzette. Largimi i ish-yllit të Dortmundit do t’i jepte krahë talentit Martinelli.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta, po mundohet të nisë një cikël fitues dhe për këtë duhen kampionë. Aubameyang nuk e ndjen më fanellën e skuadrës, kështu që paratë me shitjen e tij do të siguronin një “senator” futbolli.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment