Bota

Arritje historike/ SpaceX realizon udhëtimin në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, Elon Musk: Kthimi mund të jetë i rrezikshëm

Elon Musk tha se misioni i tij është hapi i parë në një udhëtim që do t’i bëjë njerëzit një specie shumë-planetare, por theksoi se akoma nuk është arritur fitorja përfundimtare, sepse kthimi në tokë mund të jetë më i rrezikshëm sesa ngritja që u realizua me sukses.
Featured image of article: Arritje historike/ SpaceX realizon udhëtimin në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, Elon Musk: Kthimi mund të jetë i rrezikshëm Bob Behnken duke hyrë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, momente pasi u fut të Dielën për tu përshëndetur me shokët e tjerë, astronautë.

SHBA – Mëngjesin e sotëm ” SpaceX” raketa në pronësi private ka realizoi udhëtimin në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Një arritje historike kjo në fakt për Elon Musk.

Doug Hurley një prej astronautët, u shfaq duke tundur kokën dhe përshëndeti astronautët e tjerë. Kjo është hera e parë që një anije kozmike e ndërtuar dhe në pronësi private mbante astronautë në laboratorin rrethues në afro 20 vjet.

Hurley dhe Behnken ishin gati të merrnin kontrollin manual, por kapsula e SpaceX Dragon u tërhoq në stacion dhe u aktivizua automatikisht, pa patur nevojë për ndihmë.

Sipas mediave të huaja anija kozmike duhej të kryente një seri manovrimesh, për t’u afruar sa duhet në mënyrë që të vendosej në stacionin hapësinor.

Në momentin kur kapsula u fiksua mirë në stacionin hapësinor, menjëherë NASA, SpaceX dhe astronautë të tjerë përgëzuan për arritjen historike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Elon Musk tha se misioni i tij është hapi i parë në një udhëtim që do t’i bëjë njerëzit një specie shumë-planetare, por theksoi se akoma nuk është arritur fitorja përfundimtare, sepse kthimi në tokë mund të jetë më i rrezikshëm sesa ngritja që u realizua me sukses.

“Ka qenë një nder i vërtetë të jesh vetëm një pjesë e vogël e këtij përpjekja nëntë vjeçare që nga hera e fundit që një anije kozmike e Shteteve të Bashkuara të vendoser në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.”- u shpreh tha Hurley.

Burimi:  Dailymail

A.C/Dosja.al

Shto Koment