Politike

Arritja e Marrëveshjes Kosovë-Serbi/ Reagon Olta Xhaçka: Paqja e bashkëjetesa janë e vetmja e ardhme që meritojnë qytetarët e mbarë Ballkanit!

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ajo thotë se marrëveshja erdhi si rezultat i vizionit, besimit dhe guximit të atyre që kuptojnë. Po ashtu ajo shton  se paqja e bashkëjetesa janë e vetmja e ardhme që meritojnë qytetarët e mbarë Ballkanit.
Featured image of article: Arritja e Marrëveshjes Kosovë-Serbi/ Reagon Olta Xhaçka: Paqja e bashkëjetesa janë e vetmja e ardhme që meritojnë qytetarët e mbarë Ballkanit! Olta Xhaçka

TIRANË– Minsistrja e Mbrojtes Olta Xhaçka ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë  e Bardhë që është nënshkruar ditën e sotme me ndërmjetësimin e SHBA-së. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ajo thotë se marrëveshja erdhi si rezultat i vizionit, besimit dhe guximit të atyre që kuptojnë. Po ashtu ajo shton se paqja e bashkëjetesa janë e vetmja e ardhme që meritojnë qytetarët e mbarë Ballkanit.

“Të shumtë ishin ata që se besonin të mundur! Të shumtë ishin dhe ata që marrëveshjen se donin, e bënë gjithçka për ta bërë të pamundur! Por ja që kjo ditë erdhi! Erdhi jo si një mrekulli por si rezultat i vizionit, besimit dhe guximit të atyre që kuptojnë, se paqja e bashkëjetesa janë e vetmja e ardhme që meritojnë qytetarët e mbarë Ballkanit! Faleminderit miqve tanë amerikanë🇺🇸! Përgëzime kryeministrit Hoti e urime gjithë shqiptarëve të Kosovës! 🇽🇰
Sot u hodh një hap i madh dhe sot të gjithë duhet të bashkohemi për ta çuar punën e nisur deri në fund!”-Olta Xhaçka.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas dy ditësh takime, u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje kanë pasuar edhe reagime të shumta. Hoti është shprehur se të hënën do të zhvillojë një takim me Vuçic, dhe se kjo nuk është përfundimtarja. Haradinaj dhe Mustafa përcollën urimet e tyre për këtë marrëveshje, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu marrwveshjen e kanw pwrshwndetur edhe presidenti I Shqipwrisw Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulwzim Basha.

(A.K.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment