LIVE UPDATES
Aktualitet

Arritja e madhe, Shqipëria fiton garën mbi teknologjinë në Kaliforni

17 Gusht 2019, 20:49 Nga DOSJA
Arritja e madhe, Shqipëria fiton garën mbi teknologjinë në

SHBA– Tre gjimnaziste nga Tirana ishin të enjten fitueset e vendit të parë në një konkurs të organizatës Technovation në San Francisco të Kalifornisë për zgjidhjen e problemve reale në komunitetet e tyre përmes teknologjisë. Çdo vit, ekipe vajzash nga e gjithë bota marrin pjesë në këtë garë. Vajzat nga Tirana paraqitën një aplikacion që u vjen në ndihmë grave dhe vajzave të dhunuara në shoqërinë shqiptare.

Ka qënë një rrugëtim emocional dhe mbresëlënës për këto tre gjimnaziste të Tiranës, që iu përgjigjën sfidës së organizatës Technovation duke gjetur zgjidhje për një problem mjaft të mprehtë të shoqërisë ku jetojnë – dhunës gjinore.

“Që në fillim donim që të ndihmonim në një farë mënyre gratë shqiptare dhe duke marrë parasysh mentalitetin shqiptar, menduam që të trajtonim një temë si dhuna me bazë gjinore, që do të ishte mënyra më e mirë për t’u ardhur në ndihmë”, thotë 15 vjeçarja Jonada Shukarasi.

Aplikacioni i ndërtuar prej tyre, përmbledh në një menu shumë të thjeshtë të gjithë numrat telefonikë që mund të marrin gratë në një situatë të caktuar. Një zgjidhje praktike e cila vjen edhe me një numër këshillash për të gjetur zgjidhje në situata delikate.

“Ne jetojmë në një shoqëri patriarkale. Kemi dalë nga komunizmi dhe sigurisht që ka një dominancë të gjinisë mashkullore në shoqëri dhe një mentalitet shumë të prapambetur që gratë nuk mund të jenë të pavarura dhe nuk mund të shkollohen, të bëjnë përpara në jetë, të kenë financat e tyre dhe e gjithë kjo reflektohet edhe në rininë e sotme, edhe pse ka shumë ndryshime. Ne shohim shenja të hershme të kësaj dhune që reflektohet në marrëdhëniet e miqve tanë sot”, thotë Dea Rrozhani.

Programi ka qënë shtysa e duhur drejt teknologjisë për këto vajza në një shoqëri të dominuar nga mentaliteti se djemtë janë më të prirur për të qënë të aftë në fushat inxhinierike.

“Për djemtë ka qënë gjithmonë më e thjeshtë që të futen në teknologji. Që të vegjël i shtyjnë tek lojrat kompjuterike ndërsa vajzat i mënjanojnë nga kjo pjesë sepse është pikërisht ai mentaliteti maskilist, patriarkal që do t’i ngrerë djemtë më lartë se vajzat. Gjithmonë ka patur një mentalitet të gabuar për vajzat në teknologji apo edhe në fusha të tjera siç është biznesi”, thotë Arla Hoxha.

Megjithë përpjekjet për të ndryshuar këtë tendencë dhe për të inkurajuar brezin e ri drejt në qasje më të drejtë të barazisë gjinore, vajzat thonë se mbetet ende shumë punë për t’u bërë.

“Edhe nëpër shkollat tona ne bëjmë IT dhe nga vetë mësuesit e IT-së vajzat nuk marrin aq mbështetje. U jepet prioritet djemve dhe vajzat lihen mënjanë, anashkalohen duke menduar se ato nuk do të bëjnë karrierë në atë fushë më vonë, gjë që nuk është e drejtë”, thotë Jonada Shukarasi.

Përvoja e këtyre vajzave në këtë program të financuar nga kompani të mëdha të teknologjisë në Silicon Valley do të ketë një efekt të fuqishëm në jetën e tyre shumë kohë pas përfundimit të këtij programi.

Të frymëzuara nga kjo fitore ato kanë fituar besimin se kanë aftësinë të zgjidhin probleme të komunitetit dhe të ndihmojnë në thyerjen e barrierave gjinore për të çuar përpara shoqërinë shqiptare.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet konkursi i teknologjise shqiptaria fiton konkursin konkursi i teknologjise shqiptaria fiton konkursin

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni