DiasporaKulture

Arritja e madhe, artistja shqiptare fiton dy çmime të rëndësishme në Kanada

Si producente e filmit, Golja tregon se i është dhënë më shumë mundësi grave që të jenë pjesë e këtij projekti kinematografik.
Featured image of article: Arritja e madhe, artistja shqiptare fiton dy çmime të rëndësishme në Kanada Ana Golja

TIRANË– Artistja shqiptare e lindur në Kanada, Ana Golja, ka fituar dy çmime si producente e filmit “The Cuban”: “Best Narrative Feature” dhe “Best Cinematography”; e njëkohësisht, si aktore në film, ajo ka shijuar suksesin me të cilin filmi ka mbyllur Los Angeles Pan African Film Festival” dhe ka çelur festivalin tjetër të filmit, “Canadian Film Fest”.

Gjatë një interviste, artistja shprehet: “Doja të bëja diçka tjetër, diçka krijuese dhe të zgjeroja horizontet e mia brenda industrisë së filmit”.  Si producente e filmit, Golja tregon se i është dhënë më shumë mundësi grave që të jenë pjesë e këtij projekti kinematografik.

“Ishte shumë e rëndësishme për mua si një vajzë e re në këtë industri, të vazhdoja mbështetjen ndaj grave në industrinë e filmit. Së bashku me pjesën tjetër të ekipit kemi menduar në mënyrë aktive për të angazhuar sa më shumë artiste në këtë projekt”, tha ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu, Golja tek “The Cuban” luan personazhin e Mina-s, përkrah fituesit të çmimit Oscar, Louis Gosset Jr. Artistja shqiptare ka performuar dhe përballë publikut shqiptar, me aktorin Viktor Zhusti, si prezantuese e Festivalit të 57-të të Këngës në janar të 2019-ës.

(Dosja.al)

Shto Koment