Sport

Arrihet akordi në Francë, Neymar me shokë duhet të pranojnë ulje rroge

Pritej një reduktim me 70%, por ishte e pamundur, ndryshe nga spanjollët
Featured image of article: Arrihet akordi në Francë, Neymar me shokë duhet të pranojnë ulje rroge Lojtarët e PSG-së

Edhe në Francë është gjetur akordi për shkurtimin e rrogave të futbollistëve. Në këtë moment kaq delikat për futbollin dhe botën për shkak të pandemisë Covid-19, gjatë ditës së sotme, sipas asaj që shkruan “L’Equipe”, klubet e Ligue 1 dhe Ligue 2 kanë arritur një kompromis.

Një shkurtim rrogash për futbollistët që mund të arrijë deri në 50% më pak. Sigurisht, ishte negociuar për 70% por nuk u arrit dot kjo shifër, diçka që kanë bërë shumë klube në Spanjë. Por, 50% do të jenë vetëm rrogat e larta, pasi ato më të ulëta deri në 20%.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

M.P. / Dosja.al

Shto Koment