Sport

Arrihet akordi: Mauro Icardi largohet përfundimisht nga Interi për 57 mln euro!

Klubi parisien do të derdhë në arkat e klubit 50 milionë euro plus 7 milionë euro bonuse. 26-vjeçari ishte në mëdyshje për të ardhmen e tij në Paris, por duket se situata tani ka ndryshuar
Featured image of article: Arrihet akordi: Mauro Icardi largohet përfundimisht nga Interi për 57 mln euro! Wanda Nara dhe Mauro Icardi

E kryer: Mauro Icardi do të blihet përfundimisht nga PSG-ja. Klubi parisien duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me Interin për të firmosur me sulmuesin argjentinas.

Francezët duket se kanë arritur të bindin zikaltrit me ofertën e tyre, raporton gazetari i Sky Sport, Gianluca Di Marzio. Kampionët e Francës duhet të paguanin 70 milionë euro, por nuk ka ndodhur kështu. Drejtori sportiv Leonardo ka arritur një marrëveshje më të mirë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Klubi parisien do të derdhë në arkat e klubit 50 milionë euro plus 7 milionë euro bonuse. 26-vjeçari ishte në mëdyshje për të ardhmen e tij në Paris, por duket se situata tani ka ndryshuar.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment