Sport

Arrigo Sacchi del kundër Fenomenit: Nuk do e blija kurrë, për mua vlen njeriu

"Ronaldo kishte një talent superior nga të gjithë, por nuk do të kisha marrë kurrë. Para së gjithash, unë shihja aspektin njerëzor dhe doja lojtarë që kishin gjëra të përbashkëta”
Featured image of article: Arrigo Sacchi del kundër Fenomenit: Nuk do e blija kurrë, për mua vlen njeriu Zidane, Helguera dhe Ronaldo

Ish-trajneri legjendar i Milanit, Arrigo Sacchi, ka folur për yjet që ka stërvitur gjatë eksperiencës së tij te kuqezinjtë. Ai ka surprizuar duke thënë se nuk do ta blinte kurrë një si Ronaldo Fenomeni.

“Van Basten dhe Gullit kanë qenë dy sulmues fantastikë. Nuk do t’i kisha ndërruar me asnjeri. Ne kemi patur gjithmonë pothuajse nëntë italianë. Ishte një grup shumë i bashkuar, yje që jepnin gjithçka që mund të jepnin”.

“Ronaldo kishte një talent superior nga të gjithë, por nuk do të kisha marrë kurrë. Para së gjithash, unë shihja aspektin njerëzor dhe doja lojtarë që kishin gjëra të përbashkëta”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Di Stefano nuk ka parë kurrë një ndeshje deri në fund dhe thoshte: ‘E shëmtuar dhe e mërzitshme, po largohem’. Kjo, sepse nuk kishte harmoni. Gullit më ka ndihmuar shumë t’i jepja një mentalitet fitues skuadrës”, ka thënë Sacchi.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment