
MEKSIKË- Polici meksikan i përfshirë në arrestimin e djalit të baronit të njohur të drogës “El Chapo” është vrarë në një parking. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e frikshëm kur dy burra të armatosur me pushkë dolën nga një makinë e kuqe dhe hapën zjarr ndaj makinës së policit.
Personat e armatosur kanë qëlluar të paktën 155 herë në automjetin e policit. Autoritetet e identifikuan oficerin e vdekur si Eduardo ‘N,’ 32, raporton Daily Mail.








vitkima që u vra me 150 plumba ishte oficer i nivelit të lartë në shtetin Sinalo. Mediat lokale shkruajnë se oficeri ishte i përfshirë në arrestimin e 17 tetorit të Ovidio Guzman Lopez, djalit të shefit të kartelit të drogës Joaquin ‘El Chapo’ Guzman. Forcat e sigurisë meksikane kishin arrestuar djalin e kapos së drogës teksa ai ndodhej në shtëpi, por u detyruan ta linin të lirë.
(E. S. dosja.al)