
KORSIKË- Ish-kampioni i botës në MMA dhe UFC, Conor McGregor është arrestuar ditën e sotme në Korsikë nën akuzat sulm seksual dhe ekspozim të pahijshëm. Sipas mediave ndërkombëtare irlandezi është arrestuar menjëherë pas incidentit dhe po mbahet për momentin në paraburgim.
“Pas një ankese të depozituar më 10 shtator, e cilësuar si ‘akte të turpshme të ngjashme me një ngacmim seksual’, z.Mc Gregor është arrestuar dhe thirrur në gjyq”, thuhet në deklaratën e prokurorit të çështjes.

McGregor është fotografuar kohët e fundit së bashku me partneren e tij Dee Devlin duke marrë pjesë në një ngjarje luksoze në rajon, në portin e Calvi të Premten në mbrëmje.
Ndërsa ditën e sotme do të nisej në një udhëtim më Princesën Charlene të Monakos për të marrë pjesë në një event mbi ndërgjegjsimin dhe sigurinë e ujit të pijshëm.
(I.A/dosja.al)