RajoniShowbiz

Arrestohet Notis Sfakianakis! Ylli i muzikës greke u kap me armë zjarri dhe 2 gramë kokainë, avokatët: Droga s’është e tij, pistoletën e ka me leje, s’e ka rinovuar dot për shkak të masave anti-covid. Shtyhet gjyqi ndaj tij, deklarata para mediave

  • PROFIL: Notis Sfakianakis: Shkëlqimi dhe rënia e “Zotit të natës”
  • Arrestohet këngëtari i njohur grek, Notis Sfakianakis. Këngëtari u kap me armë zjarri dhe dy gramë kokainë në makinën e tij luksoze “Range Rover”. Ai është shprehur se armën e kishte për vetëmbrojtje. Avoaktet kanë deklaruar se këngëtari e kishte armën me leje, e cila kishte skaduar dhe nuk e kishte rinovuar dot për shkak të Covid-19. Ndërsa kokaina, sipas zyrës së avokatisë, nuk është e Notis. Sot këngëtari pritet të njihet me akuzat.
    Featured image of article: Arrestohet Notis Sfakianakis! Ylli i muzikës greke u kap me armë zjarri dhe 2 gramë kokainë, avokatët: Droga s’është e tij, pistoletën e ka me leje, s’e ka rinovuar dot për shkak të masave anti-covid. Shtyhet gjyqi ndaj tij, deklarata para mediave Notis Skafakaniakis
    Përditësuar:

    GREQI– Arrestohet me kokainë dhe armë zjarri pistoletë me vete, këngëtari i njohur grek, Notis Sfakianakis. Artisti u ndalua rreth orës 08:00 (me orën lokale)  të mbrëmjes së kaluar, në periferi të Athinës, pasi iu gjet me vete 2 gramë kokainë dhe 1 pistoletë. Policia e ndaloi automjetin luksoz “Range Rover” ku po lëvizte këngëtari, pa e ditur se kush ndodhej brenda, në kuadër të planit të masave Anti-Covid.

    I qetë dhe pa bërë asnjë reagim paniku, ylli i muzikës hapi krahun dhe iu bind urdhërit të efektivëve. Ai dorëzoi dokumentet e makinës por njëri prej policëve pikasi me sy një qese në sediljen e pasme të makinës dhe i kërkoi këngëtarit që ta hapte.

    Hape qesen,”– mësohet të ketë thënë polici, fjali që ka ‘fundosur’ yllin e muzikës. Kontrolli i qeses, zbuloi armën dhe dy gramë kokainë. Mëngjesin e sotëm, Notis Sfakianakis pritet të dërgohet në prokurori. Paraprakisht për armën, Sfakianakis është shprehur se e mban për sigurinë e tij.

    “Unë i kam për sigurinë time,”- tha Notis Sfakianakis.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Gjyqi ndaj tij pritej të zhvillohej ditën e sotme mirëpo është vendosur të shtyhet për në datën 2 dhjetor.  Pas daljes nga gjykata këngëtari tha para gazetarëve se donte që te thoshte diçka por kishte frikën se mos interpetohej gabim. “Unë dua të të them diçka por më mirë spo flas fare,” u tha këngëtari gazetarëve ndërsa u largua nga gjykata.

    Zyra ligjore e Alexis Kougia e cila ka marrë në mbrojtje këngëtarin Notis Sfakianakis është shprehur se pistoleta me kalibër 9 mm ishte e poseduar ligjëriht prej këngëtarit, por i kishte skaduar licenca. Zyra e avokatisë shton më tej se Sfakianakis nuk e kishte rinovuar lejen për mbajtjen e armës, për shkak të situatës së koronavirusit dhe mbylljeve të herëpashershme.

    Ndërsa, përsa i përket sasisë së kokainës, avokati tha se ajo nuk është e këngëtarit, por e dikujt tjetër.

    (f.g;f.m/dosja.al)

    • 12:16

      U kap me drogë dhe armë, shtyhet gjyqi për Notis Sfakianakis, këngëtari para gazetarëve: Dua të të them një gjë…por mirë s’po flas se do e them keq

      Gjyqi që pritej të mbahej ditën e sotme ndaj këngëtarit të njohur grek Notis Sfakianakis është shtyrë. Për arsye të cilat ende nuk bëhen publike gjyqi pritet të zhvillohet në 2 Dhjetor, aty ku do të jepet masa e dënimit për artistin që u kap me drogë dhe armë me vete. Pas daljes nga gjykata këngëtari tha para gazetarëve se donte që te thoshte diçka por kishte frikën se mos interpetohej gabim.

      Unë dua të të them diçka por më mirë spo flas fare,” u tha këngëtari gazetarëve ndërsa u largua nga gjykata. Notis Sfakianakis u ndoq penalisht për një kundërvajtje. Prokurori i raportoi Notis Sfakianakis akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe mbajtjes së drogës për përdorim personal.

    • 10:42

      FOTOT/ Notis Sfakianakis shkon në gjykatë, i prangosur këngëtari ‘fshihet’ pas maskës, kapeles dhe syzeve

      Këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis shkoi ditën e sotme pranë ambienteve të prokurorisë. Këngëtaria arriti pranë gjykatës së Evelpidon bashkë me oficerët e policisë. Me maskë, syze dhe kapele Notis shihet i prangosur teksa shkon për të marrë dënimin e tij.

      Sfakianakis ka deklaruar se armën e mbante me vete, për shkak se “ndihej në rrezik”, shkruan “Protothema”.

    • 07:51

      U kap me armë e drogë në “Range Rover”, avokatët e Sfakianakis: Pistoletën e ka me leje se është në rrezik, s’e kishte rinovuar licencën për shkak të Covid-19, kokainë s’është e tij

      Zyra ligjore e Alexis Kougia ka marrë në mbrojtje këngëtarin Notis Sfakianakis , i cili u arrestua një natë më parë në Athinë, pasi gjatë një kontrolli iu gjet një rmë zjarri dhe dy gramë kokainë. Mediat vendase shkruajnë se sipas firmës së avokatisë, pistoleta me kalibër 9 mm ishte e poseduar ligjëriht prej këngëtarit, por i kishte skaduar licenca. Zyra e avokatisë shton më tej se Sfakianakis nuk e kishte rinovuar lejen për mbajtjen e armës, për shkak të situatës së koronavirusit dhe mbylljeve të herëpashershme. Ndërsa, përsa i përket sasisë së kokainës, avokati tha se ajo nuk është e këngëtarit, por e dikujt tjetër. “Firma jonë e avokatisë ndërmori mbrojtjen e këngëtarit kryesor grek Notis Sfakianakis. Siç raportohet në media, Z. Sfakianakis akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe mbajtje të një sasie të vogël droge. Akuza për mbajtjen e një arme zjarri iu atribua arsyeve formale, sepse licenca për të poseduar legalisht një armë të vogël me kalibër 9 mm, e cila nuk ishte rinovuar për shkak të koronavirusit, kishte skaduar. Ai e zotëronte këtë armë për dekada për sigurinë e tij personale për shkak të veçorisë së profesionit të tij dhe orëve që punonte dhe parave që mban, pasi shumë prej kolegëve të tij kanë rënë viktima të grabitjeve dhe rasteve të rrezikshme. Lidhur me sasinë e vogël të drogës, e cila u gjet në makinën e tij, z. Sfakianakis deklaroi se nuk ishte e tija, duke dhënë shpjegime të plota për të. Z. Sfakianakis do të dërgohet në Prokurori me procedurën spontane, por i shoqëruar nga një bashkëpunëtor avokati i zyrës sonë, çështja e tij do të shtyhet dhe caktohet në mënyrë të qartë, sepse shefi i zyrës sonë, Alexios Kougias, aktualisht është i pranishëm si avokat i z. Gjykata Penale e Apelit prej tre anëtarësh e Komotini dhe është e pamundur që ai të paraqitet në Gjykatën ku do të dëgjohet çështja e Z. Sfakianakis,”- thuhet në deklaratën zyrtare të zyrës së avokatisë.

    • 07:26

      “Hape qesen”/ Zbardhen DETAJE, si u arrestua Notis Sfakianakis teksa udhëtonte me “Range Rover”, polici pikasi pakon e dyshimtë në sediljen e pasagjerit

      Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me arrestimin e yllit të muzikës greke Notis Sfakianakis. Prothothema shkruan se këngëtari është ndaluar rreth orës 08:00 (me orën lokale) të një nate më parë, teksa po shkonte në shtëpinë e tij. Një pikë kontrolli e ngritur për shkak të masave anti-covid pa bishën luksoze “Range Rover”, të kalonte dhe e ndaloi për një kontroll rutinë, pa e ditur aspak se kush ishte brenda tij. I qetë dhe pa bërë asnjë reagim paniku, ylli i muzikës hapi krahun dhe iu bind urdhërit të efektivëve. Ai dorëzoi dokumentet e makinës por njëri prej policëve pikasi me sy një qese në sediljen e pasme të makinës dhe i kërkoi këngëtarit që ta hapte. “Hape qesen,”- mësohet të ketë thënë polici, fjali që ka ‘fundosur’ yllin e muzikës. Kontrolli i qeses, zbuloi armën dhe dy gramë kokainë. Mëngjesin e sotëm, Notis Sfakianakis pritet të dërgohet në prokurori. Paraprakisht për armën, Sfakianakis është shprehur se e mban për sigurinë e tij.

    Shto Koment