Bota

‘Numri 1’ pas konspiracioneve për Putin, arrestohet Valery Solovei, kapet pa maskë në publik

Valery Solovei është arrestua për shkelje të masave parandaluese kundër koronavirusit, pasi ai mori pjesë në një protestë të opozitës pa veshur maskë.
Featured image of article: ‘Numri 1’ pas konspiracioneve për Putin, arrestohet Valery Solovei, kapet pa maskë në publik Valery Solovei

RUSI- Valery Solovei, një kritik i presidentit rus Valdimir Putin, është arrestuar ditën e djeshme në Shën Petersburg. Sipas mediave të huaja, Solovei është arrestua për shkelje të masave parandaluese kundër koronavirusit, pasi ai mori pjesë në një protestë të opozitës pa veshur maskë.

Ndërkohë, për gazetën Novaya Gazeta , nga prapa hekurave, Solvei  pranoi se ai ishte duke ecur nëpër turmë dhe se aktivistët iu afruan për të bërë pyetje.

Valery Solovei është një person kritik ndaj presidentit Valdimir Putin, ku në vitin 2016 deklaroi se ai do të hiqte dorë për arsye shëndetësore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani, këto parashikime nuk janë konfirmuar. Sidoqoftë, kjo nuk e ndaloi atë të vazhdonte të përhapte thashetheme në mediat perëndimore, duke theksuar se presidenti rus kishte Parkinson dhe se ai kishte kaluar një operacion të fshehtë për kancer.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment