Aktualitet

Arrestohet “Taksisti” nga Lazarati! U kishte premtuar 4 emigrantëve të paligjshëm transportin drejt BE-së kundrejt fitimit

Ai i kishte premtuar emigrantëve të paligjshëm kalimin në vendet e BE-së kundrejt një pagese prej 1140 euro.
Featured image of article: Arrestohet “Taksisti” nga Lazarati! U kishte premtuar 4 emigrantëve të paligjshëm transportin drejt BE-së kundrejt fitimit Foto ilustruese

FIER– Një 24-vjeçar me iniciale R.C banues në Lazarat ka rënë në prangat e policisë ditën e djeshme pasi u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm në aksin rrugor Tepelene-Fier.

Ai i kishte premtuar emigrantëve të paligjshëm kalimin në vendet e BE-së kundrejt një pagese prej 1140 euro.

Çështja iu kalua Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për te vazhduar më tëj procedurat mbi veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

NJOFTIMI:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Taksisti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.U kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari.Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, finalizuan operacionin policor të koduar “Taksisti”, në përfundim të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi R. C., 23 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Tepelenë-Fier, duke transportuar me automjetin tip “Audi” 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 1140 euro.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

(E.k/dosja.al)

Shto Koment