Aktualitet

Vuri në alarm drejtësinë greke! Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar, bashkë me të dhe 2 të tjerë

49-vjeçari ishte në kërkim prej 4 vitesh dhe arrestimi i tij u bë i mundur këtë paradite në autostradën Janinë-Athinë teksa udhëtonte me makinë së bashku me 2 shqiptarë të tjerë.
Featured image of article: Vuri në alarm drejtësinë greke! Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar, bashkë me të dhe 2 të tjerë Foto Ilustruese

GREQI– Një shqiptar është arrestuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Greqisë pasi ishte arratisur nga burgu u Tiryns më 18 maj të 2016 ku vuante dënimin prej 8 vitesh për vjedhje.

49-vjeçari ishte në kërkim prej 4 vitesh dhe arrestimi i tij u bë i mundur këtë paradite (6 shtator) në autostradën Janinë-Athinë teksa udhëtonte me makinë së bashku me 2 shqiptarë të tjerë.

Në ndalimin e policisë u arrestuar dhe shoferi 33-vjeçar i cili po transportonte shqiptarin e kërkuar nga drejtësia dhe një 31-vjeçar tjetër i cili kishte kaluar ilegalisht në Greqi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

2 shqiptarët e tjerë do të procedohen penalisht për hyrje të paligjshme në kufi dhe transportim të emigrantëve respektivisht.

49-vjeçari i arratisur u dërgua në burgun Stavraki për të vuajtur dënimin e tij.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment