Aktualitet

Arrestohet në Londër “bossi” shqiptar i drogës, Elton Hamza ra në kurth nga Instagrami, agjentët e DIA-s u shtirën si vajzë shqiptare dhe e nxorrën në takim (DETAJET)

Dy trafikantët ishin shpallur në kërkim, pas një operacioni të titulluar “kulmi”, në të cilin u arrestuan 37 persona.
Featured image of article: Arrestohet në Londër “bossi” shqiptar i drogës, Elton Hamza ra në kurth nga Instagrami, agjentët e DIA-s u shtirën si vajzë shqiptare dhe e nxorrën në takim (DETAJET) Pamje nga arrestimi
Përditësuar:

ITALI- Departamenti i Hetimit Anti-Mafia i Barit në bashkëpunim me autoritetet policore Britanike dhe Gjermane, ditën e sotme kanë arrestuar 2 trafikantë droge, njëri prej tyre një shqiptar, Elton Hamza 37 vjeç, ndërsa tjetri italian me inicialet, C.S, 43 vjeç.

Dy trafikantët ishin shpallur në kërkim, pas operacionit të titulluar “kulmi”, në të cilin u arrestuan 37 persona.

Arrestimi i 37-vjeçarit u bë pranë aeroportit të Londrës në Heathrow, nga policia e New Scotland Yard, pas informacionit të detajuar të siguruar në kohë reale nga Bari DIA (përmes Zyrës së Ekspertëve për Sigurinë në Ambasadën e Italia në Londër dhe divizioni Sirene), falë edhe aktivizimit të rrjetit evropian kushtuar kërkimit dhe kapjes së të arratisurve ndërkombëtarë (Enfast – Rrjeti Evropian i Ekipeve të Kërkimit Aktiv të Arratisur), në të cilin Italia merr pjesë përmes Criminalpol Scip.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në veçanti, kapja ndodhi pas identifikimit të profilit të tij të fshehur në Instagram, përmes të cilit ai u nxit së pari të pranonte kontakte në internet nga një llogari fiktive, krijuar posaçërisht nga hetuesit e Dia dhe që i atribuohej një vajze inekzistente shqiptare.

Ata lanë takim, por në të vërtetë në takim po e prisnin agjentët e policisë. Ndërsa shtetasi italian 43-vjeçar, u identifikua dhe u arrestua më në Gjermani nga policia gjermane.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment