Aktualitet

Sillte në Shqipëri paratë e pista të grupit kriminal, arrestohet në Korçë 39-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore (EMRI)

VIDEO
Policia ka arrestuar 39-vjeçari Dhimitër Shkodrani. Ai akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal që operaon brenda dhe jashtë vendit. Sipas policisë 39-vjeçari sillte në Shqipëri paratë e pista të grupit kriminal.
Featured image of article: Sillte në Shqipëri paratë e pista të grupit kriminal, arrestohet në Korçë 39-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore (EMRI) Foto nga arrestimi
Përditësuar:

KORÇË-Policia e Korçës në bashkëpunim me SPAK ka arrestuar të shumëkërkuarin Dhimitër Shkodrani. Policia njofon se 39-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që operon brenda dhe jashtë vendit. Sipas uniformave blu i Shkodrani bënte transportin e parave të pista të përfituara nga aktiviteti kriminal i këtij grupi.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për Shkodranin dhe mbi të rëndojnë veprat penale: Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Ndihmësi”, për kapjen e një të kërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë. Vihet në pranga, pjesëtari i një grupi të strukturuar kriminal, në fushën e trafikimit të narkotikëve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vijim të punës për kapjen, ndalimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, mbi vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Ndihmësi”, për kapjen e tij, konkretisht shtetasit Dh. Sh., 39 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që operonte në disa vende të huaja dhe në Shqipëri, transportonte në drejtim të vendit tonë, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal i këtij grupi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment