Aktualitet

Arrestohet në flagrancë ‘mashtruesi’, bien në pranga 4 persona të tjerë në Tiranë, mes tyre një grua

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare bënë me dije se i arrestuari i parë është prangosur për “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Featured image of article: Arrestohet në flagrancë ‘mashtruesi’, bien në pranga 4 persona të tjerë në Tiranë, mes tyre një grua

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona të cilët kanë kryer vepra penale të ndryshme.

Një grua ka rënë në prangat e policisë pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa një 20 vjeçar pasi ishte në kërkim për mashtrim të kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i policisë: 

Arrestohet në flagrancë dhe një shtetase, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. Gj., 20 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit B. S., 61 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit B. L., 33 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”. Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore, ka kapur dhe ndaluar shtetasin K. Ç., 28 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetases E. K., 34 vjeçe, pasi në rrugën “Teodor Keko”, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale D. T., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment