Aktualitet

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë shqiptari i dënuar për prostitucion (EMRI)

Haxhiu është dënuar me 10 vjet e 4 muaj burgim nga gjykata italiane, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Shtyrje për prostitucion në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Featured image of article: Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë shqiptari i dënuar për prostitucion (EMRI) Asambleja e pergjithshme e Interpolit

ELBASAN– Eduart (Artan) Haxhi, 46 vjeç, është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, nën akuzën e prostitucionit.

Haxhiu është dënuar me 10 vjet e 4 muaj burgim nga gjykata italiane, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Shtyrje për prostitucion në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

NJOFTIMI:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas shqiptar i dënuar nga autoritetet italiane. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale” në Drejtorinë Vendore e Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Eduart (Artan) Haxhi, 46 vjeç, banues në Elbasan. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, në datën 04.03.2008, e ka dënuar me 10 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Shtyrje për prostitucion në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga zyra e Interpolit Tiranë.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment