Aktualitet

Arrestohet hajduti i 11 grabitjeve, po planifikonte të 12-ën në Tiranë, policia bie në gjurmët e tij

I arrestuari është Elidon Alla, një hajdut serial dhe përsëritës i së njëjtës vepër penale, nga Bulqiza dhe banues në Tiranë. Ai është arrestuar gjatë një operacioni të forcave të Komisariatit nr.2, teksa po tentonte plaçkitjen e radhës.
Featured image of article: Arrestohet hajduti i 11 grabitjeve, po planifikonte të 12-ën në Tiranë, policia bie në gjurmët e tij Foto nga arrestimet

TIRANE– Është arrestuar një 24 vjeçar i cili ka kryer të paktën 11 vjedhje banesash e dyqanesh.

I arrestuari është Elidon Alla, një hajdut serial dhe përsëritës i së njëjtës vepër penale, nga Bulqiza dhe banues në Tiranë. Ai është arrestuar gjatë një operacioni të forcave të Komisariatit nr.2, teksa po tentonte plaçkitjen e radhës.

Për realizimin e vjedhjes së 12-të i riu kishte rrezikuar shumë, duke u ngjitur deri në katin e shtatë ku ndodhej apartamenti që kishte piketuar, përmes tubave të shkarkimit.

Duke qenë se ishte arrestuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale, gjurmët e tij ndodheshin në sistemin e Policisë, gjë që ka sjellë identifikimin e tij.

OPERACIONI

Shtatë apartamente, 2 dyqane, një zyrë dhe një makinë, dyshohet të ketë vjedhur i vetëm që prej muajit prill e deri dy ditë më parë 24-vjeçari Elidon Alla. Gjatë kësaj periudhe, ai kishte arritur të përvetësonte të holla, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë, pa u pikasur nga askush. Por duket se në një prej vjedhjeve që kishte realizuar, kishte harruar të vinte doreza, duke lënë një gjurmë gishti.

Kaq ka mjaftuar që ai të identifikohej dhe Policia t’i vihej pas. Pas krahasimit të kësaj gjurme me ato që ndodheshin në sistem, të personave të skeduar më parë, është përputhur me atë të Elidon Allës. Ai ishte arrestuar më parë nga Policia e Fierit, më 16 korrik të vitit 2016.

Arrestimi i tij në atë kohë ishte kryer pasi shtetasi me iniciale M.D, 29 vjeç, banues në fshatin Suç, të Burrelit, e kishte denoncuar për vjedhje. Sipas kallëzimit të tij, ka qenë duke udhëtuar me të dyshuarin dhe kur kanë ndaluar për të marrë karburant në lagjen “1 Maj”, në Fier, shtetasi Elidon Alla i ka marrë 250 euro, të cilat i kishte lënë në kroskotin e mjetit dhe ishte larguar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tiranë

Policia e Tiranës , operacion për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë.

U arrestua në flagrancë për veprën penale të “Vjedhjes të mbetur në tentativë”, shtetasi :

– Elidon Alla, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas në rrugën “Sali Butka”, ka tentuar të vjedhë banesën e shtetases S. M.

Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se ky shtetas është autor edhe i 11 vjedhjeve të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 134 dhe 22 Kodit Penal.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment