
ITALI– Një baba “normal”, i vëmendshëm dhe i kujdesshëm, nga njëra anë, shitës kokaine, nga ana tjetër. Një 32-vjeçar shqiptar me histori u prangos në Pozzo d’Adda, midis Milanos dhe Brianza, pasi akuzohej për shitje dhe trafik droge. I riu u arrestua së bashku me bashkëpunëtorin e tij, një tjetër shqiptar, i moshës 39 vjeçare.
Ditën e arrestimit agjentët e survejuan kur doli nga shtëpia dhe hipi në makinë së bashku me vajzën dhe gruan. Të dy prindërit e shoqëruan vajzën në shkollë dhe më pasi babai zbriti nga makinë përballë një bari, ku në pak minuta u prit nga miku i tij. Sipas mediave italiane, më pas së bashku ata shkuan në Pozzo d’Adda, ku takuan një burrë të tretë, të cilit i shitën disa doza me kokainë dhe morën 500 euro.
Pas prangosjes së tij, Policia ushtroi kontrolle në banesën e shqiptarit ku edhe gjeti edhe 40 gramë kokainë, 15 mijë euro si edhe gjithë bazën e nevojshme për të paketuar lëndën narkotike.
(k.m/dosja.al)