Aktualitet

Arrestohet 3 persona në Tiranë, Policia: Njëri theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se në pranga ka rënë një 27-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.  
Featured image of article: Arrestohet 3 persona në Tiranë, Policia: Njëri theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot 3 persona, për vepra të ndryshme penale. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se në pranga ka rënë një 27-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Po ashtu është arrestuar dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. G., 37 vjeç, sepse në rrugën “Preng Bib Doda”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Ndërkohë, oficerët e Rrugores kanë prangosur dhe shtetasin K. H., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motorin pa leje përkatëse.

NJOFTIMI I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga 27-vjeçari. Arrestohen në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. Sh., 27 vjeç, pasi ka thyer masën e  sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë  tek sheshi “Shqiponja”, duke qarkulluar me automjetin e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. G., 37 vjeç, sepse në rrugën “Preng Bib Doda”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. H., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motorin pa leje përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment