Aktualitet

Arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Athinë, për trafikimin e kanabisit

I riu shqiptar, është vënë në pranga nën akuzën e tarfikimit të drogës, pasi është kapur me 27 kg kanabis.
Featured image of article: Arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Athinë, për trafikimin e kanabisit Foto ilustruese

ATHINË– Një 27-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga me akuzën për trafikim droge. Ai është ndaluar pranë qendrës së Athinës në rrugën Patision nga forcat e policisë “ΔΙΑΣ”, që i gjetën në një qese mbeturinash një sasi prej 27 kg kanabis.

Gjatë kontrollit policia gjeti në qesen e plehrave 10 pako të improvizuara kanabis me peshë prej 27 kg dhe 688 gram. Personi i arrestuar është dërguar në Prokurorinë Publike të Athinës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 A.C/Dosja.al

Shto Koment