Aktualitet

Arrestohet 2 persona në Tiranë, Policia: Njëri kërcënoi me thikë dy qytetarë, tjetrin e kapëm të dehur në timon

Në njoftim sqarohet se është arrestuar dhe një 54-vjeçar, pasi ky i fundit është kapur duke udhëtuar me makinë në gjendje të dehur në rrugën dytësore Vorë-Tiranë.   
Featured image of article: Arrestohet 2 persona në Tiranë, Policia: Njëri kërcënoi me thikë dy qytetarë, tjetrin e kapëm të dehur në timon Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka njoftuar sot se ka arrestuar 2 persona. Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi L.B., pasi është konfliktuar me dy persona, pasi nuk u kishte shlyer detyrimin e dhënies së qirasë dhe i ka kanosur me thikë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, sepse është konfliktuar me fjalë me shtetasit O. N. dhe F. I., pasi nuk kishte shlyer detyrimin e një qiraje dhe i ka kanosur ata me një thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, shkruan Policia.

Më tej në njoftim sqarohet se është arrestuar dhe një 54-vjeçar, pasi ky i fundit është kapur duke udhëtuar me makinë në gjendje të dehur në rrugën dytësore Vorë-Tiranë.   

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, specialistët për Qarkullimin Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. M., 54 vjeç, pasi në rrugën dytësore Vorë-Tiranë, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.63 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njoftojnë blutë e Tiranë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment