Aktualitet

Arrestohen tre shtetas në Lezhë, shpallen në kërkim dy të tjerë

Policia ka vënë në pranga tre shtetas dhe ka shpallur dy të tjerë në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Featured image of article: Arrestohen tre shtetas në Lezhë, shpallen në kërkim dy të tjerë Foto ilustruese

LEZHË– Policia ka vënë në pranga tre shtetas dhe ka shpallur dy të tjerë në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ra shtetasi R.(K.). L., 34 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin, pasi ka kanosur me thikë fqinjën e tij, për motive të dobëta. Gjithashtu u arrestua shtetasi M.P pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale marrëdhënie seksuale.

Njoftimi i policise:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim. -Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R.(K.). L., 34 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin, pasi ka kanosur me thikë fqinjën e tij, për motive të dobëta. Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. P., banues në Lezhë, i shpallur në kërkim veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë më të mitur 14-18 vjeç “. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Kurbin u bë ndalimi i shtetasit D. H., 21 vjeç, banues në Milot, Kurbin, pasi dyshohet të ketë vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit Z. F. Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit D. H., u gjet dhe u sekuestrua një sasi municion luftarak. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment