Bota

Vodhën një palë syze dielli, arrestohen nga policia italiane dy shqiptarë

Arrestohen nga policia italiane dy shqiptarë pasi kanë vjedhur një palë syze dielli në një dyqan bizhuterish.
Featured image of article: Vodhën një palë syze dielli, arrestohen nga policia italiane dy shqiptarë Foto ilistruse

ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Rimini të Italisë pasi kanë hyrë në një dyqan bizhuterish për të vjedhur.

Shqipëtarët kanë marrë një palë syze pa paguar në dyqanin e bizhuterive dhe janë larguar.

Por kjo nuk ka mbetur pa u ndëshkuar pasi policia është vënë në ndjekje të tyre, ndërsa shqiptarët i janë kundërpërgjigjur me dhunë duke iu shkaktuar makinave të policisë dëme tek makinat e tyre.

Shqiptarët janë arrestuar dhe ndodhen në burgun  “Casetti” ku dhe do të merren masat e sigurisë.

(D.K/Dosja.al)

Shto Koment