Rajoni

Arrestohen dy pjestarë të Ministrisë së Brendshme në Malin e Zi për keqpërdorim të detyrës

Mediat malazeze shkruajnë se  dy pjestarët janë arrestuar për keqpërdorim të detyrës, duke i kërkuar ryshfet dy personave për të mbyllur dosjet e tyre.
Featured image of article: Arrestohen dy pjestarë të Ministrisë së Brendshme në Malin e Zi për keqpërdorim të detyrës Ministria e Brendshme

MALI I ZI-Dy pjestarë të Ministrisë së Brendshme janë arrestuar ditën e sotme në Malin e Zi. Pjestarët e arrestuar janë M.A 40 vjeç dhe I.A 30 vjeç. Mediat malazeze shkruajnë se  dy pjestarët janë arrestuar për keqpërdorim të detyrës, duke i kërkuar ryshfet dy personave për të mbyllur një dosje të tyre.

Dy pjestarët e Ministrisë kanë kërkuar 3,000 euro nga dy personat me iniciale M.A dhe R.A. Ata kanë insistuar disa herë për tu takuar me personat në mënyrë që të marrin paratë e kërkuara. Personi me iniciale ka bërë denoncimin në polici dhe më pas ka pranuar që të takohet me punonjësit e Ministrisë për tu dhënë 600 euro. Në momentin e takimit policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar të dy punonjësit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të dy personat që kishin një dosje në Ministrinë e Brendshme, ku përfshiheshin keqpërdorim i testeve të PCR-së, i vizave të për shtetasit e Kosovës dhe disa keqpërdorime të tjera.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment