Aktualitet

Arrestohen dy persona në Pogradec, iu sekuestrohet një automatik dhe 34 fishekë luftarakë

Dy të rinjve iu sekuestruan një armë zjarri e llojit automatik dhe tre krehëra me 34 fishekë luftarakë, të cilët sipas njoftimit të policisë i posedonin pa leje.
Featured image of article: Arrestohen dy persona në Pogradec, iu sekuestrohet një automatik dhe 34 fishekë luftarakë

POGRADEC– Dy persona kanë në prangat e policisë në Pogradec. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për dy personat me iniciale A.P. 37 vjecc dhe J.P. 25-vjeç, të dy banues në fshatin Buçimas.

Dy të rinjve ju sekuestruan një armë zjarri e llojit automatik dhe tre krehëra me 34 fishekë luftarakë, të cilët sipas njoftimit të policisë i posedonin pa leje.

Në njoftimin zyrtar shkruhet gjithashtu se dy të arrestuarit janë dënuar edhe më parë për “prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Njoftimi paraprak

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A.P, 37 vjeç dhe J.P, 25 vjeç, banues në fshatin Buçimas, (të dy me precedent të mëparshëm penal, në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe armëmbajtjes pa leje).

Pas një pune hetimore të ndjekur me metoda speciale hetimi, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip automatik, si dhe tre krëhëra me 34 copë fishekë luftarak, të cilat i posedonin pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit” kryer në bashkëpunim.”-njofton policia.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment