Aktualitet

Arrestohen 12 persona në Tiranë, pesë të tjerë shpallen në kërkim, ja për çfarë akuzohen

Nga efektivët e komisariatit nr.1 janë vënë në pranga dy personat me inicialet B. S. dhe B. A., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
Featured image of article: Arrestohen 12 persona në Tiranë, pesë të tjerë shpallen në kërkim, ja për çfarë akuzohen Arrestim (Ilustruese)

TIRANË– Policia e Tiranës ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit. Përmes një njoftimi zyrtar, bëhet me dije se në pranga janë vënë 12 persona, ndërsa pesë të tjerë janë shpallur në kërkim. Konkretisht, mësohet se personat e arrestuar janë vënë në pranga nga shërbimet e fektivëve të komisariatëve të ndryshëm dhe akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se është arrestuar një 28-vjeçar, me inicialet J.B., i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve”. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Nga efektivët e komisariatit nr.1 janë vënë në pranga dy personat me inicialet B. S. dhe B. A., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. K., 47 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lexoni njoftimin e plotë me të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 12 persona, 5 prej tyre të shpallur në kërkim. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, janë kapur dhe ndaluar 5 shtetas, konkretisht:
•Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë kapur dhe ndaluar shtetasin J. B., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve”. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
•Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve B. S. dhe B. A., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
•Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. K., 47 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.
•Nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit është kapur dhe ndaluar shtetasi D. R., 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Përndjekja”;
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetases E. B., 47 vjeçe, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatua jashtë banese. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Ç., 25 vjeç, pasi në rrugën “Mine Peza”, është konstatuar duke prishur rendin dhe qetësinë publike dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. Gjithashtu, nga verifikimi i kryer rezultoi se ky shtetas ka thyer vendimin e Gjykatës, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 31 vjeç, pasi në rrugën ’’Jusuf Gërvalla’’, ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij, të cilën kishte muaj që e përndiqte.
Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Ç., 51 vjeç, sepse në fshatin Gosë, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. Xh., 33 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese. Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A. M. dhe P. K., pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(f,m.dosja.al)

Shto Koment