Bota

Arrestohen 100 persona! Shkatërrohet nga Policia spanjolle banda që transportonte drogë me skaf, e ruanin në kamionë me fruta

Policia spanjolle ka njoftuar se disa nga anëtarët e këtij rrjeti punonin për të siguruar skafet të cilat duhet të ishin gjithmonë në përdorim, ndërsa pjesa tjetër e bandës e fshihte drogën në kamionë me fruta.
Featured image of article: Arrestohen 100 persona! Shkatërrohet nga Policia spanjolle banda që transportonte drogë me skaf, e ruanin në kamionë me fruta Foto ilustruese

SPANJË– Megaoperacion i Policisë së Spanjës! Shkatërrohet banda e trafikut të drogës me skaf nga Maroku në vendin iberik.

Sipas mediave të huaja, autoritetet spanjolle kanë vënë në pranga 100 anëtarë të bandës që transportonte kanabis duke kaluar përmes Mesdheut drejt Seviljes. Gjatë aksionit u sekuestruan më shumë se 5 ton hashash dhe 230 kg marijuhanë.

Policia spanjolle ka njoftuar se disa nga anëtarët e këtij rrjeti punonin për të siguruar skafet të cilat duhet të ishin gjithmonë në përdorim, ndërsa pjesa tjetër e bandës e fshihte drogën në kamionë me fruta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në këtë mënyrë ata e trafikonin lëndë narkotike nga Spanja drejt Francës për të furnizuar trafikantët në të gjithë Europën.

(k.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment