Politike

Arrestimi i të riut që urinoi tek Kryeministria, Manjani ironizon: Mbase e anulon Holanda vendimin për vizat

Në një reagim në mediat sociale, Manjani shprehet se tashmë Holanda pritet të anulojë vendimin për rikthimin e vizave.
Featured image of article: Arrestimi i të riut që urinoi tek Kryeministria, Manjani ironizon: Mbase e anulon Holanda vendimin për vizat Ylli Manjani dhe i riu që urinoi tek Kryeministria

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar arrestimin e të riut që urinoi tek dera e Kryeministrisë në protestën e fundit të opozitës. (Lexo këtu) Në një reagim në mediat sociale, Manjani shprehet se tashmë Holanda pritet të anulojë vendimin për rikthimin e vizave.

“Shurr-bërja te Kryeministria është kondravajtje, por shumë më e rëndë se grabitja e parave në Rinas apo se trafiku i drogës!!!”, shkruan më tej ai.   

REAGIMI I PLOTË

Hajde lajm hajdeeee!

Qenka identifikuar shurruesi fytyr mbuluar tek Kryeministria.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pa u mbushur java dhe ende pa u tharë shurra u identifikua…

Shurr-bërja te Kryeministria është kondravajtje, por shumë më e rëndë se grabitja e parave në Rinas apo se trafiku i drogës!!!

Mbase e anulon vendimin për rikthimin e vizave Holanda, pas këtij super operacioni policor…

Episodi ndodhi më 13 prill, kur opozita protestoi para Kryeministrisë dhe më pas para parlamentit. Menjëherë pasi protestuesit çanë kordonin dhe u ngjitën tek hyrja e kryeministrisë, Marku është afruar tek dera dhe siç shihet në foto ka urinuar tek dera e kryeministrisë. Florian Marku, personi që u kap duke urinuar para kryeministrisë. Kryebashkiaku Erion Veliaj gjobiti një ditë pas protestës, Partinë Demokratike, me një shumë prej 20 mijë lekë të rinj.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment