Politike

Arrestimi i kryeredaktorit të “Koha Jonë”, Vokshi: Boll më, Rama nxori fytyrën e diktatorit

Përmes një statusi në Facebook, Vokshi shkruan se Rama tashmë ka hequr maskën dhe ka nxjerrë fytyrën e diktatorit, për të treguar së dëshiron të mbajë pushtetin me dhunë.
Featured image of article: Arrestimi i kryeredaktorit të “Koha Jonë”, Vokshi: Boll më, Rama nxori fytyrën e diktatorit Albana Vokshi

TIRANË– Albana Vokshi ka dënuar shoqërimin e kryeredaktorit të “Koha Jonë” në polici. Përmes një statusi në Facebook, Vokshi shkruan se Rama tashmë ka hequr maskën dhe ka nxjerrë fytyrën e diktatorit, për të treguar së dëshiron të mbajë pushtetin me dhunë.

“Edi #Rama hoqi maskën dhe nxori fytyrën e #diktatorit duke nxitur policinë të dhunojë egërsisht protestuesit dhe gazetarët. Arreston protestuesit që të mbajë pushtetin me dhunë, #arreston #gazetarët për të fshehur dhunën barbare të policisë mbi fëmijë e të rinj. Sonte një tjetër gazetar u mor me forcë nga policia. Kryeredaktori i gazetës “ Koha Jonë”, #Qamil #Xhani, një gazetar i talentuar dhe shumë qytetar, u arrestua brutalisht nga policia poshtë redaksisë. Gazetari po filmonte dhunën barbare që Kryeministri kishte urdhëruar të ushtrohej mbi fëmijët dhe të rinjtë protestues. Edi Rama sot e hoqi maksën e tregoi se ishte ai që nga Neë Yorku dirigjonte dhunën policore mbi protestuesit, dje dhe sot nga zyra e tij në Tiranë, ku shkon me eskortë nga frika se i ka ditët e numëruara. Në 7 vjet, Edi Rama ndërtoi shtetin policor kundër qytetarëve dhe tani që i ka ardhur fundi, po arreston të rinj, gazetarë, opozitarë.  Boll më! #Lironi Kryeredaktorin e #Koha #Jonë Qamil Xhani! Lirinë nuk ia falim Edi Ramës!”- shkruan Vokshi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qamil Xhani u sgoqrua në polici pasditen e sotme. Sipas Koha Jonë, Xhani po filmonte policët që po dhunonin disa të mitur dhe për këtë arsye e kanë shoqëruar. Xhani u lirua pak më pas, ndërsa në njjë prononcim për mediat, Nikoll Lesi tha se foli ai me Ardi Veliun, Drejtorin e Policisë së Shtetit, në mënyrë që të arrihej lirimi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment