Aktualitet

Ndalimi i kontrollorëve, avokati i tyre: Janë shoqëruar 24 prej tyre, 4 janë lënë të lirë. Nuk e di arsyetimin që do bëjë Prokuroria…

VIDEO
Kthupi bën të ditur se arrestimi i tyre është bërë mbrëmë në orën 12 të natës. Ai shton se disa prej ndalimeve u bënë në hotele e të tjera në ambientet e Rinasit, mirëpo nuk përjashton as faktin se disa janë paraqitur në mënyrë vullnetare në polici. 
Featured image of article: Ndalimi i kontrollorëve, avokati i tyre: Janë shoqëruar 24 prej tyre, 4 janë lënë të lirë. Nuk e di arsyetimin që do bëjë Prokuroria… Rezart Kthupi

TIRANË– Avokati i kontrollorëve të Rinasit ka dalë në një deklaratë për mediat. Rezart Kthupi ka bërë të ditur se mbrëmjen e djeshme janë ndaluar nga policia 24 kontrollorë, ku katër prej tyre janë lënë të lirë ditën e sotme.

Ndërkohë, Kthupi bën të ditur se arrestimi i tyre është bërë mbrëmë në orën 12 të natës. Ai shton se disa prej ndalimeve u bënë në hotele e të tjera në ambientet e Rinasit, mirëpo nuk përjashton as faktin se disa janë paraqitur në mënyrë vullnetare në polici.


Avokati: Janë shoqëruar 24 kontrollorë, 4 kontrollorë u lanë të lirë, në polici kanë dhënë shpkegime. Për këta 4 që kanë dalë nuk ka ende akuza të ngritura. Unë nuk kam qënë prezent dhe nuk e kam parë fizikisht. Kur të dalin do të flasim. Janë shoqëruar mbrëmë në orën 12 të natës, një pjesë u kapën në hotele. Disa janë paraqitur vullnetarisht në polici. Në rastin e kontrollorëve nuk e di se si është arsyetimi që do të bëjë Prokuroria. Albcontrolli është i pavarur nga shteti shqiptar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Greva në Rinas/ Ushtria dhe FNSH-ja marrin në mbrojtje aeroportin, nisin hetimet për kontrollorët, afati i fundit për negociata sot në 10:00 (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Shto Koment