Bota

Arrestimi i gjykatësit të korruptuar iranian në Rumani, si e joshi agjentja e Shërbimit të Inteligjencës duke u hequr si studente

Përdorimi i femrave nga Shërbimet e Inteligjencës Iraniane, për të ngritur kurthe është mjaft e njohur tashmë.
Featured image of article: Arrestimi i gjykatësit të korruptuar iranian në Rumani, si e joshi agjentja e Shërbimit të Inteligjencës duke u hequr si studente Agjentja dhe avokati
Përditësuar:

TIRANË- Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, në një deklaratë për mediat ka reaguar për vrasjen e gjykatësit Gholamreza Mansouri. Në deklaratë KKRI jep detaje për këtë ngjarje duke shkruar se agjentja e Inteligjencës e Regjimit Klerikal e ka joshur Gholamreza Mansouri-n për ta çuar në Rumani dhe është larguar nga vendi menjëherë pas arrestimit të tij. 

Mansouri udhëtoi me të në rrugë tokësore nga Franca në Gjermani, më pas në Austri, dhe që aty në Rumani. Ata ishin në një qytet bregdetar të quajtur Constance në fund të shkurtit 2020“, shtohet në deklaratë.

DEKLARATA E PLOTË

Përmes agjentëve e operativëve të tij të njohur e të fshehtë, regjimi klerikal është përpjekur ta paraqesë vrasjen e gjykatësit të korruptuar Gholamreza Mansouri, i cili ishte arratisur për në Rumani, si vetëvrasje. Regjimi po e bën këtë për t’iu shmangur pasojave të rrezikshme të kryerjes së vrasjes e terrorizmit ndërkombëtar në Europë. Kjo është e ngjashme me skenarin e regjimit në komplotin për të shpërthyer një bombë në tubimin e madh ndërkombëtar të iranianëve në Paris më 30 qershor 2018. Regjimi iranian i ka urdhëruar agjentët e tij të shpërndajnë gënjeshtrën se ai komplot kishte qenë i organizuar nga vetë rezistenca.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas rikthimit të trupit dhe dosjes së Mansouri-t në Teheran, po dalin në dritë aspekte të tjera të sjelljes terroriste dhe taktikave kurth-ngritëse të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit. Mansouri u largua nga Irani në drejtim të Turqisë dhe Francës. Farnaz Eftekhari, një agjente e Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë e stacionuar në Francë, e cila kishte qenë në kontakt që më parë me Mansouri-n, u miqësua me të. Ajo e prezantonte veten si një studente e Universitetit Islamik të Teheranit, e cila kishte shkuar në Francë gjoja për të vazhduar studimet. Eftekhari i dha Mansouri-t një numër telefoni dhe një kartë SIM. Mansouri udhëtoi me të në rrugë tokësore nga Franca në Gjermani, më pas në Austri, dhe që aty në Rumani. Ata ishin në një qytet bregdetar të quajtur Constance në fund të shkurtit 2020.

Pas arrestimit të Mansouri-t në Rumani, ajo u largua nga Rumania menjëherë të premten më 12 qershor, dhe u rikthye në Francë. Llogaria e Farnaz Eftekhari-t në rrjetet sociale deri ditën para vdekjes së Mansouri-t e prezantonte atë si banore të Parisit, të diplomuar nga Universiteti Islamik Azad në veri të Teheranit. Ditën para se Mansouri të vritej, fotoja e Eftekhari-t u hoq nga profili i saj, dhe mbiemri u zëvendësua me shkrojnën E. Dhjetë ditë më vonë, më 1 korrik, emri i kësaj llogarie ndryshoi përsëri, dhe “Farnaz” u bë “Sahar.”

Ngritja e kurtheve nga agjentet femra është një mënyrë e njohur veprimi e MOIS, e cila është ekspozuar që më parë brenda dhe jashtë Iranit, përfshirë edhe në Norvegji (Shih deklaratën e NCRI-së, 23 tetor 2018). Kombet e Bashkuara duhet të caktojnë një komision ndërkombëtar për të kryer një hetim gjithëpërfshirës mbi këtë çështje. Personat përgjegjës dhe autorët e këtij krimi duhet të ndiqen penalisht dhe të ndëshkohen.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment