Politike

Arrestimi i banorëve të Astirit, Balliu: Rama e ka personale se Iliri e qëlloi me këpucë. Ju tregoj kullat që pastrojnë paratë e krimit(VD)

Balliu u shreh se banorët kanë të drejtë të protestojnë si çdo qytetar në botë dhe se bllokimi i rrugës nuk ka lidhje me protestat.

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, ishte sot present përpara Gjykatës së Apelit ku u dha vendimi për tre protestuesit e arrestuar. Në një deklaratë për mediat, Balliu krah grave të Astirit që ndodheshin përpara Gjykatës me duar të lidhura me zinxhir dhe me gojë ne qepur, u shreh se kjëto arrestime janë hakmarrje të kryeministrit Edi Rama.

Balliu u shreh se banorët kanë të drejtë të protestojnë si çdo qytetar në botë dhe se bllokimi i rrugës nuk ka lidhje me protestat.

Më tej ai theksoi se për projektin e Unazës së Re nuk është arrestuar askush edhe pas zbulimit të aferës korruptive. Ndër të tjera ish-deputeti u shpreh se Rama e ka personale me tre protestuesit që ndodhen në burg, pasi psh. Ilir Katiraj e ka qëlluar me këpucë.

Ata janë arrestuar thejsht sepse kanë qenë prezentë në një protest të lajmëruar. E vetmja gjë që mund të bësh me policinë është ta njoftosh për protest nuk merret leje për protesta pasi është në shkelje flagrante me të drejtat e njeriut.

Kodi me të cilin justifikohet qeveria nuk ka lidhje me protestat pasi në çdo vend të botës bllokohet rruga në raste protestash. S’e kuptoj çfarë po hetojnë? Pse mabhen tre persona në burg ndërkohë që në protest kanë marrqë pjesë qindra persona.

Ky është një nga arsyet sepse nuk hapen negociatat për Shqipërinë.

Dini jut ë më thoni mua se kush është arrestuar për aferën korruptive tek Astiri? Askush!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tek banorët e Unazës së Re, Edi Rama ka një interes ekonomik personal, për të vjedhur. Paratë që ai i ka vjedhur shqiptarëve do të pastrohen tek kullat që do të ngrihen tek Unaza. Ejani t’jua tregoj dy kullat e para tek Unaza. Ejani t’jua tregoj, aty do pastrohen paratë e krimit dhe vjedhjes.

Si ka mundësi që këta qindra banorë arrestohen, kurse Saimir Tahiri që mbushi vendin me drogë nuk ka bërë as 20 minuta burg?! Vetëm se ai ka fotot dhe videot e Olsi Ramës që qarkullonte në Xibrakë….Nuk ka drejtësi, gjykatat dhe prokuroritë kanë vdekur.

Rama e ka personale, psh. Ilir Katiraj e ka qëlluar me këpucë,”– tha Balliu ndër të tjera.

Gjykata e Apelit la në masën “Arrest shtëpie” Skënder Dodën, Ilir Katirajn dhe Gëzim Shehun, tre protestuesit të cilët u arrestuan mbrëmjen e 13 tetorit.

Prej një viti banorët e Astirit kundërshtojnë projektin “Unaza e madhe”, që sipas tyre është korruptiv dhe u prek banesat. Shkak për arrestimet janë ndryshimet në Kodin Penal, ku bllokimi i rrugës është klasifikuar si një vepër penale, dhe kushdo që shkel ligjin nga 8 tetori hyn në burg.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment