Aktualitet

Arrestimi i aktivistëve/ Agron Tufa: Kjo diktaturë duhet rrëzuar me forcë, nuk bie dot me votë

Në shënimin e studiuesit Tufa, shkruhet se shpresat për të rrëzuar qeverinë aktuale me votë kanë rënë ,por sipas tij, kjo diktaturë duhet rrëzuar me forcë.
Featured image of article: Arrestimi i aktivistëve/ Agron Tufa: Kjo diktaturë duhet rrëzuar me forcë, nuk bie dot me votë Agron Tufa

TIRANË– Ish-drejtori i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron ka reaguar lidhur me arrestimin e aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Në shënimin e studiuesit Tufa, shkruhet se shpresat për të rrëzuar qeverinë aktuale me votë kanë rënë ,por sipas tij, kjo diktaturë duhet rrëzuar me forcë.

Shënimi i plotë i Agron Tufës:

Arrestimi i sociologut të njohur Ergys Mërtiri dhe tre aktivistëve të tjerë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ështe shenjë e humbjes së durimit.

Qeveria fashisto-komuniste e Ramës me policinë e udhëhequr nga Sigurimi i diktarurës së etërve po jep sinjalin e shokut Cigarja: “Pushtetin e kemi fituar me grykën e pushkes (vini re, jo me votë), dhe do ta mbrojmë me grykën e pushkës!”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shpresat për ta rrëzuar këtë diktaturë me votë kanë vlerë brenda nje normaliteti, qoftë dhe minimal. Por, asnjë normalitet sado i vogël, nuk ekziston më.

Mbetet më e vështira, më e dëshpërueshmja, por dhe më e domosdoshmja: kjo diktaturë duhet rrëzuar me forcë dhe duhet të mbulohet me turp!.

Anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, u shoqëruan ne komisariat pasi kishin marrë pjesë në protestat për vrasjen e Klodian Rashës. Të shoqëruarit janë arkitekti Astrit Seranaj, pedagogu Ergys Mertiri, artisti Donald Martini dhe tekniku Gentjan Hasani.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment