Rajoni

Arrestimet në Tiranë, Albin Kurti: Aktivistët e VV do kundërshtojnë edhe më fort

Kurti komenton arrestimin e kryetarit te VV ne Tirane dhe anëtarëve të lëvizjes VV ndërsa thotë se nuk e di përse e ka fjalën Rama kur shprehet se ndihet i lënduar nga ai.
Featured image of article: Arrestimet në Tiranë, Albin Kurti: Aktivistët e VV do kundërshtojnë edhe më fort Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

TIRANË- Teatri kombëtar ishte i të gjithë shqiptarisë, dhe në rastin më të keq duhej të ishte kthyer në muze por jo të shembej. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetaren Beti Njuma në Rtv Ora nuk la pa thumbuar kryeministrin shqiptar Edi Rama me vendimin e shembjes se teatrit ne kohen e pandemise. 

Kurti komenton arrestimin e kryetarit te VV ne Tirane dhe anëtarëve të lëvizjes VV ndërsa thotë se nuk e di përse e ka fjalën Rama kur shprehet se ndihet i lënduar nga ai (Kurti) 

Albin Kurti: Ka shumë drama e shfaqje që kanë shënuar kulturën historinë e shqiptarëve në përgjithësi në atë teatër kombëtar. Në rastin më të keq ai teatër kombëtar do të duhej të kthehej në muze por jo të shembej. Teatri Kombëtar nuk është vetëm i Shqipërisë, është i të gjithë shqiptarëve dhe i yni, edhe i mërgatës. Qasja e shembjes së teatrit në orët e hershme të mëngjesit në kohët e pandemisë për tu treguar një lloj qendre tregtare ku brenda saj është dhe teatri më duket një logjikë neoliberale sesa një lloj kujdesi për kulturën e urbanizimit.

Unë e kuptoj se duhet të ketë kafeteri të artistëve pranë teatrit, por një herë vjen teatri dhe më pas vjen kafeteria ku bëhen diskutimet para dhe pas shfaqjes. Dhe jo të bëhen kafeteri e restorante dhe dyqane e më pas njëra ndër gjërat të jetë dhe teatri. Nëse nuk të pihet kafja shohim ndonjë dramë.

“Pse kryeministri Edi Rama ndihet i lënduar me ju. Thotë “Ajo që më lëndon me Albin Kurtin është gënjeshtra..”

Albin Kurti: Për besë nuk e di për cfarë flet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pyetje: Dhuna nga policia gjatë protestës së 17 majit .. Arrestimi i Boiken Abazit.. përse ky arrestim selektiv

Albin Kurti: Boikeni është drejtor ekzekutiv i qendrës së lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Ai nuk është individ por anëtar organizate. Mesiguri me të kanë dashur të japin shembullin për aktivistët e tjerë. Duke thënë që kur udhëheqësit tuaj ua bëjmë kështu cfarë do të bëjmë me ju. Por unë e njoh Boikenin  mirë, njoh dhe organizatën dhe aktivistët dhe ata do të jenë edhe më të fortë në kundërshtimin e gjithçka që është e dëmshme dhe e padrejtë. Ata kanë organizimin e tyre autonom. I marrin vendimet, i mbajnë qëndrimet dhe do ta vazhdojnë punën edhe më shumë se më përpara.  

Pyetje: Nuk e di a jeni në dijeni të deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë një interviste televizive ku shprehet se lëvizja VV kanë ndërmarrë aksione për të rrëzuar qeverinë time

Albin Kurti: Për besë nuk e di për cfarë e ka fjalën.

(Marrë nga RTV Ora)

Shto Koment