Aktualitet

3 vite nën hetim/ Zbardhen emrat e 4 shqiptarëve që u arrestuan për drogë në Itali

Shqiptarët të cilët janë arrestuar nga Policia itaiane janë: Geraldo Ismailaj, 42 vjeç,  Alban Limaj 32-vjeç, Erfan Bajrusi dhe Alvaro Aliaj.
Featured image of article: 3 vite nën hetim/ Zbardhen emrat e 4 shqiptarëve që u arrestuan për drogë në Itali Foto ilustruese
Përditësuar:

Itali- Zbardhen emrat e shqiptarëve që u arrestuan ditën e djeshme në Itali për trafik droge. Mësohet se shqiptarët e arrestuar janë Geraldo Ismailaj, 42 vjeç,  Alban Limaj 32-vjeç, Erfan Bajrusi dhe Alvaro Aliaj.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë më parë, Policia italiane arrestoi 9 persona gjatë operacionit  të koduar ”San Silvestro 2018”. Ky operacion u zhvillua nga Antimafia Italiane e Leçes në bashkëpunim me Guardia Di Finanza e Brindizit, ku u sekuestruan 3750 kg marijuanë, 50 kg hashash, 1 kg kokainë, 1 kg heorinë, 6 mjete lundruese e 3 autovetura. Pas arrestimit gjykata la në burg 5 prej të arrestuarve, ndërsa 4 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”.

J.V/Dosja.al

Shto Koment