Aktualitet

Arrestimet gjatë operacionit antidrogë në Vlorë/ Me lot në sy, familjarët presin jashtë Gjykatës: Janë të pafajshëm, i morën për sqarim dhe nuk i sollën më

Featured image of article: Arrestimet gjatë operacionit antidrogë në Vlorë/ Me lot në sy, familjarët presin jashtë Gjykatës: Janë të pafajshëm, i morën për sqarim dhe nuk i sollën më Familjaret duke pritur

VLORË– Familjarët e të arrestuarve gjatë operacionit antidrogë në Vlorë kanë pritur me orë të tëra jashtë dyerve të Gjykatës. Me lot në sy ata kanë pritur me orë të tëra për vendimin që u mor për të afërmit e tyre që u arrestuan gjatë operacionit antidrogë që u zhvillua dy ditë më parë në Vlorë.

Para kameras së ‘Faxnews’ të përlotur janë shprehur se kjo që po bëhet është padrejtësi e se ata nuk kanë bukë të hajnë. Familjarët të trishtuar thonë se fajtorët enden jashtë ndërkohë që policia ka arrestuar persona të pafajshëm.

“Më kanë marrë nipin Marjus Driza dhe djalin e xhaxhait Dashi Troka dhe kanë tre ditë që i kanë marrë dhe nuk i kanë prurë në shtëpi. Thanë që do t’i marrim për sqarim dhe nuk i sollën më në shtëpi. Në momentin e ndalimit kanë qenë në shtëpinë në fshat në Bishan të Vlorës. Në mëngjes na erdhi policia dhe i mori për sqarim dhe nuk i sollën më. Nipi ka punuar në sherebel ndërsa djali i xhaxhait në lopatë gjithë ditën. Nipi punon në Sarandë mbledh sherebel, kishte ardhur për Vit të Rid he do ikte të punonte prapë. Janë të pafajshëm, i morën për sqarim dhe nuk i sollën më.”- shprehen familjaret.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot, të arrestuarit u njohen me masën e sigurisë.  Dy ditë më parë policia zhvilloi një aksion të gjerë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në fshatrat e lumit të Vlorës dhe përgjatë bregdetit. Nga ky operacion u arrestuar 27 persona, 10 të tjerë janë lënë në masën “Arrest shtëpie” dhe 4 i kanë shpëtuar prangave. Policia gjithashtu sekuestroi edhe 120.9 kg kanabis sativa të gatshme për tu shitur dhe 12.144 rrënjë bimë. Mes të arrestuarve ka qytetare, si dhe drejtues e efektivë të policisë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment