Aktualitet

Arrestimet e komisionerëve të dosjes 339, gazetarja Lala: SPAK s’dha shpjegim kush parti u favorizua, të nxjerrë zyrtarët e lartë

Lala u shpreh se SPAK ende ska dhënë shpjegime për zyrtarët e lartë të përfshirë në këtë ngjarje dhe për grupet kriminale që kanë ndikuar tek 22 komisionerët e arrrestuar.
Featured image of article: Arrestimet e komisionerëve të dosjes 339, gazetarja Lala: SPAK s’dha shpjegim kush parti u favorizua, të nxjerrë zyrtarët e lartë Dosja 339 dhe Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje në lidhje me arrestimet e kryera nga SPAK për dosjen 339. Në një intervistë në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Lala u shpreh se SPAK ende ska dhënë shpjegime për zyrtarët e lartë të përfshirë në këtë ngjarje dhe për grupet kriminale që kanë ndikuar tek 22 komisionerët e arrrestuar.

Ajo u ndal tek detaji se komisionerët e arrestuar janë nga 4 parti, por shtoi se nuk u kuptua cilës palë i shërbyen, pasi çdo komisioner përfaqëson interesat e palës së vet por ata lejuan disa persona të votojnë disa herë.

SPAK nuk ka dhënë sot shpjegime në favor të kujt subjekti politik është votuar. Nëse SPAK ndalet këtu atëhere s’ka bërë asgjë. Pra janë komisionerë të 4 partive, që mbrojnë interesat e palëve të tyre, pra kush i detyroi këta, ose zyrtarë të lartë ose grupe kriminale në funksion të vetëm një pale. SPAK duhet të zbardhë këtë dhe të ndëshkojë, përkatësisht për krime zgjedhore. Nuk mund të ndalet SPAK në arrestimin e vetëm komisionerëve që pas një kohe lirohen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

SPAK duhet të japë përgjigje cilët janë zyrtarët e lartë dhe anëtarët e grupeve kriminale. Janë zyrtarë të lartë të dosjes 339 që janë përgjuar duke folur me anëtarë të grupeve kriminale. Ka një hetim për Dakon, por nuk i është regjistruar emri në atë kolonën që i atribuohet një vepër penale. Këto arrestime të sotme janë vetëm maja e ajsbergut të dosjes 339 por edhe asaj 184 e cila poashtu ka të bëjë me krime zgjedhore”, shtoi ajo.

Ky reagim i gazetares Klodiana Lala vjen pasi sot Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit dhe GJKKO,(Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) ka lëshuar masat e sigurimitpër 23 persona, komisionerë dhe zyrtarë lokalë që janë marrë si të pandehur për ndërhyrje në procesin e votimit në vitin 2017, gjatë zgjedhjeve të përgjithshme në Durrës. Më herët reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se për këtë çështje duhet të vendosë drejtësia.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment