Aktualitet

Arrestime të njëpasnjëshme në Lezhë! Trafikonte lëndë narkotike, vihet në pranga 26 vjeçari, në banesë iu gjetën armë dhe municione luftarake

Policia e Lezhës ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Featured image of article: Arrestime të njëpasnjëshme në Lezhë! Trafikonte lëndë narkotike, vihet në pranga 26 vjeçari, në banesë iu gjetën armë dhe municione luftarake Arme e sekuestruar

LEZHË– Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 26 vjeçar pasi është gjetur me kokainë dhe armë me vete.

I riu me inicialet A.K u arrestua pas informacioneve të marra nga policia se në qarkun e Lezhës një person shpërndan kokainë dhe mbante armë zjarri me vete.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 1.2 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, një armë zjarri automatik dhe 42 fishekë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i policise:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Diga”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Mirditë. Sekuestrohen 1.2 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis, një armë zjarri dhe municion luftarak. Vihet në pranga 26-vjeçari, poseduesi i tyre. Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë qarkun Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, një person posedonte në banesë lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Diga”. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit A. K., 26 vjeç, banues në fshatin Qafë Mollë, Mirditë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 1.2 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, një armë zjarri automatik dhe 42 fishekë. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment