Rajoni

Arrestime për marrëveshjen e Uashingtonit/ Albin Kurti ‘kërcënon’ Hotin me burg

Kurti ka paralajmëruar se nëse ai vjen në pushtet, mund të ketë edhe arrestime në lidhje me veprimtarinë e Qeverisë Hoti.
Featured image of article: Arrestime për marrëveshjen e Uashingtonit/ Albin Kurti ‘kërcënon’ Hotin me burg Albin Kurti, Avdullah hoti

KOSOVE– Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ‘kërcënuar’ kryeministrin Avdullah Hoti, për marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, duke shtuar se nëse Kosova do të kishte prokurorë të vërtetë, do të vepronin.

Kurti në një intervistë dhënë televizionit TVV, ka dhënë madje mesazhe mjaft serioze, duke paralajmëruar se nëse ai vjen në pushtet, mund të ketë edhe arrestime në lidhje me veprimtarinë e Qeverisë Hoti.

Kjo qeveri përmes temës së Ujmanit që vendosi në negociata, ia hapi temën Serbisë për të diskutuar pronën e Kosovës. Po të kishte Kosova prokurorë të vërtetë, ata do të vepronin menjëherë. Shteti i së drejtës nuk do t’i durojë as në pushtet e as në liri, njerëzit e këtillë. Pikërisht rikthimi ynë në qeveri do ta mundësojë shtetin e së drejtës”, ka thënë Kurti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment