Aktualitet

Zbardhen dy vjedhje në Berat, Policia arreston dy autorët

Policia ka arrestuar dy personat, me iniciale K.Y dhe A.K, pasi dyshohet se kanë vjedhur para.
Featured image of article: Zbardhen dy vjedhje në Berat, Policia arreston dy autorët Foto ilustruese

Berat- Policia e Beratit ka zbardhur dy ngjarje ku janë arrestuar edhe dy persona, personat me iniciale K.Y dhe A.K 42-vjeç. Sipas Policisë personi me iniciale K.Y është arrestuar pasi dyshohet se ka i vjedhur një personi një shumë parash. Ndërsa,  42-vjeçari me iniciale A.K dyshohet se ka grabitur një shumë parash në një dyqan.

Njoftimi i Policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Zbardhen dy vjedhje, vihen në pranga autorët. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikuan dhe kapën shtetasin K. Y., pasi dyshohet se i ka vjedhur shtetasit M. Z., një shumë të hollash. Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit A. K., 42 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit P. P., në ambientet e tregut industrial Kuçovë, një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja”.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment