
TIRANË– Një person ka tentuar të arratiset nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. I arrestuari ka kaluar vetëm pak metra ambientet e drejtorisë, është kapur nga efektivët që ndodheshin aty rrotull. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Tiranës, i riu me inicialet K.P., banues në Tiranë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Drejtorisë pasi ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje.
Në momentin që efektivi e ka futur në katin e parë të institucionit, i riu, 28 vjeç, banues në Tiranë, e ka goditur dhe ka dalë nga rrethimi i godinës. Por, arratia nuk zgjati shumë, pasi pak metra më tutje, efektivë të tjerë e kanë kapur, për ta rikthyer në Drejtorinë e Policisë.
28-vjeçari ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje pasi e kishte denoncuar i ati, por tashmë do të akuzohet për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë” dhe “Dhuna në familje”.




Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën që në momentin që është dhënë alarmi për arratisjen e tij. Mbetet e paqartë mënyra se si personi në fjalë ka arritur të dalë nga një nga institucionet më të sigurta në Tiranë.
I riu që tentoi të arratisej ishte kallëzuar në polici nga babai i tij, i cili pretendonte se e kishte dhunuar.
(f.m/dosja.al)
-
17:29
Tentoi të arratisej nga Drejtoria e Policisë, zbardhen detaje për 28-vjeçarin, goditi efektivin dhe ia ‘mbathi me të katra’
Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me të riun 28-vjeçar që u vu sot në pranga, pasi tentoi t’ia mbathte nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës. Mësohet se i riu me inicialet K.P., banues në Tiranë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Drejtorisë pasi ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje. Në momentin që efektivi e ka futur në katin e parë të institucionit, i riu e ka goditur dhe ka dalë nga rrethimi i godinës. Por, arratia nuk zgjati shumë ,pas pak metra më tutje, efektivë të tjerë e kanë kapur, për ta rikthyer në Drejtorinë e Policisë. 28-vjeçari ishte shpallur në kërim për dhunë në familje pasi e kishte denoncuar i ati, por tashmë do të akuzohet për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë” dhe “Dhuna në familje”. Njoftimi i policisë Tiranë. Më datë 25.09.2020, rreth orës 16:00, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P., 28 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë për veprën penale “Dhuna në familje” pasi ishte denoncuar nga babai i tij, dhe në momentin që Punonjësi i Policisë po e shoqëronte për në katin e parë të Drejtorisë Tiranë, ky shtetas e ka kundërshtuar me dhunë duke e goditur punonjësin e policisë dhe ka tentuar të largohet nga ambientet e DVP Tiranë por është kapur dhe prangosur disa metra më tej nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”. Në përfundimin të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P., për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë” dhe “Dhuna në familje”, dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.