Sport

Arnold ia bën me sy Barcelonës: Messi para CR7, katalanasit janë si Liverpool

"E kam dashuruar gjithmonë Liverpool-in dhe kam respekt maksimal për këtë klub. Ky është shkaku se pse nuk mendoj për t'u larguar"
Featured image of article: Arnold ia bën me sy Barcelonës: Messi para CR7, katalanasit janë si Liverpool Arnold

Trent Alexander-Arnold mendon se Leo Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo. Në një intervistë të fundit, mbrojtësi i Liverpool-it është pyetur për një krahasim mes dy “gjeneralëve” të futbollit dhe ka zgjedhur pikërisht argjentinasin.

“Messi apo Ronaldo? Zgjedh Leon. E them diçka të tillë, sepse pas skuadrës sime aktuale, Barcelona është skuadra më afër zemrës time. Mendoj se kanë të njëjtat vlera si ne”, është shprehur Arnold.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“E kam dashuruar gjithmonë Liverpool-in dhe kam respekt maksimal për këtë klub. Ky është shkaku se pse nuk mendoj për t’u larguar. Jam lojtari i këtij ekipi dhe dua gjithnjë të jap më të mirën këtu”, – ka shtuar djaloshi i zbuluar nga Jurgen Klopp.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment