Showbiz

Armina Mevlani ‘ngel në klasë’ me anglishten, kërkon surprizë me “mariachi” por bëhet lëmsh me fjalët (FOTO)

Si një e apasionuar pas kulturës latinë, blogerja ka shprehur dëshirën që dikush ta surprizonte me një bandë të tillë por ka "ngecur".
Featured image of article: Armina Mevlani ‘ngel në klasë’ me anglishten, kërkon surprizë me “mariachi” por bëhet lëmsh me fjalët (FOTO) Armina Mevlani

TIRANË– Blogerja e njohur Armina Mevlani në rrjetet e saj sociale shpesh herë flet anglisht në respekt të ndjekësve që nuk jetojnë në Shqipëri. Por duhet theksuar se anglishtja nuk është pika e saj më e fortë. 

Nuk po flasim për theksin por për mënyrën se si Armina i formon fjalitë. Së fundmi në Instastory ajo ka publikuar një video me “mariachi”. Si një e apasionuar pas kulturës latinë, blogerja ka shprehur dëshirën që dikush ta surprizonte me një bandë të tillë por ka “ngecur”.

Shpresoj që një ditë…në jetën time, dikush të më “mariachi”,-përkthehet ajo që ka shkruar blogerja. Sigurisht që kuptohet se ka pasur qëllim të thotë që do ta surprizojnë por ndjekësit e saj anglisht-folës nuk e kanë kuptuar. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Armina Mevlanit

Armina prej vitesh është në një marrëdhënie me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, me të cilin ka nisur edhe planet për martesë. Shpresojmë që Shkëlzeni ta ketë kuptuar çfarë surprizë t’i bëjë. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment