Showbiz

Armina e hoqi nga biznesi i përbashkët, Jonida Maliqi gjen menjëherë aleaten e re! Me Alketa Vejsiun, ja plani i këngëtares(FOTO)

Jonida Maliqi plane të reja biznesi me Alketa Vejsiun.
Featured image of article: Armina e hoqi nga biznesi i përbashkët, Jonida Maliqi gjen menjëherë aleaten e re! Me Alketa Vejsiun, ja plani i këngëtares(FOTO) Jonida Maliqi, Armina Mevlani dhe Alketa Vejsiu

TIRANË-  Gjatë javës që lamë pas  me siguri duhet  të keni parë se ç’bëhet vërdallë nëpër Instagram.

Dy emra të  njohur të shoëbizzit  shqiptar, moderatorja e njohur Alketa Vejsiu dhe këngëtarja Jonida Maliqi kanë udhëtuar drejt Marokut ku edhe kanë pushuar disa ditë.

Gjatë gjithë javës Jonida dhe Alketa postonin në profilet e tyre në Instagram  pothujse çdo  vizitë që bënin në vende të ndryshme të  Marokut.

Ndërsa pushimeve u erdhi fundi, të dyja  e kanë treguar se janë kther në Shqipëri, ku madje në një moment Jonida e kishte trembur shumë keq Alketën gjatë kohës që po prisnin në aeroport.

Pas shumë postimeve që pamë mes dyshes, u ngrit  kurioziteti se çfarë i lidhi kaq shumë moderatoren  dhe këngëtaren e njohur për të ndarë një javë pushime në Marok.

U pa gjithashtu në postimet e tyre që më së shumti vizituan edhe dyqane, me rroba të stilit tipik vendas.

Ndërkohë  në një postim të fundit  Alketa zbulon se mes saj dhe Jonidës do të ketë një bashkëpunim në një biznes që dyshja mesa duket e ka quajtur “H.E.L.I.UM”,  e mesa shihet nga postimi që ka bërë moderatorja kuptohet që ka lidhje me modën dhe  veshjet.

Megjithatë mbetet për t’u  parë nëse do të kemi një bashkëpunim në biznesin  e modës mes Maliqit dhe Vejsiut.

Kujtojmë këtu që  pak kohë më parë  lidhur me biznesin “Delirium”, që Jonida  Maliqi kishte me blogeren e njohur Armina Mevlani, u tha se bashkëpunimi është prishur, dhe Armina e ka hequr Jonidën nga biznesi i përbashkët.

A.C/Dosja.al

Shto Koment