Bota

Armenia nis reformën në drejtësi, merr si shembull përvojën e Shqipërisë

Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan ka njoftuar refomimin e sistemit gjyqësor në vende. Sipas ministrit të Drejtësisë si shembull do të merret reforma shqiptare.
Featured image of article: Armenia nis reformën në drejtësi, merr si shembull përvojën e Shqipërisë Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan

Yerevan– Ditën e djeshme kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan ka njoftuar refomimin e sistemit gjyqësor në vende.

Kjo deklaratë është mirëpritur nga ndërkombëtarët në Armeni, të cilët e kanë përshëndetur nismën dhe kanë ofruar ndihmën e tyre.

Ambasadori i BE në Armeni, Piotr Świtalski e ka përshëndetur nisëm duke ofruar edhe shembullin shqiptar të reformës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne nuk kemi pasur rastin të diskutojmë në detaje me Qeverinë, apo me ministrin e Armenisë lidhur me reformën. Por në fjalën e tij, ministri i Drejtësisë foli për një riverifikim duke marrë si shmebull Shqipërinë. BE bashkëpunoi ngushtë me qeverinë shqiptare, duke zhvilluar të ashtuquajturin model shqiptar dhe sot ky model i verifikimit mbështetet nga BE. Kjo është diçka që pala armene mund të marrë parasysh,”– u shpreh Świtalski.

Në një anketë të bërë nga BE në Armeni, qytatarët nuk kishin besim në drejtësinë e vendit të tyre. Sipas tyre dy ishin arsyet: korrupsioni dhe vartësia nga politikanët.

(k.m./dosja.al)

Një Koment në “Armenia nis reformën në drejtësi, merr si shembull përvojën e Shqipërisë

  1. Do u bekan lesh arapi

Shto Koment