Aktualitet

Armë zjarri dhe kanabis, Policia e Durrësit në aksion, prangos 6 persona

Policia ka arrestuar në flagrancë Mikel Dodën pasi në banesë iu gjetën 2 armë zjarri pushkë dhe të kultivuar fidanë kanabis dhe Mirosh Nikollën, ky i fundit akuzohet për moskallëzim krimi.
Featured image of article: Armë zjarri dhe kanabis, Policia e Durrësit në aksion, prangos 6 persona

DURRËS- 6 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Durrës, për vepra të ndryshme penale. Policia ka arrestuar në flagrancë Mikel Dodën pasi në banesë iu gjetën 2 armë zjarri pushkë dhe të kultivuar fidanë kanabis dhe Mirosh Nikollën, ky i fundit akuzohet për moskallëzim krimi. Në pranga ra edhe Ali Kurti, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën të kultivuara fidanë kanabis sativa. Po ashtu u arrestua Suljeman Hidri, pasi gjatë kontrollit në mjet iu gjet 1.3 kg lëndë narkotike kanabis.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Durrës/Kontrolle intensive për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve goditet një rast i armëmbajtjes pa leje dhe në fushën e narkotikëve, 2 raste të tjera në fushën e narkotikëve, si dhe kapen 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Sekuestrohen 2 armë zjarri (pushkë), municion luftarak, 1.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, vihen në pranga 6 shtetas.

Në zbatim të Planit të Masave “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”, gjatë kontrolleve të ushtruara nga strukturat e DVP Durrës janë goditur këto raste:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Krujë, bazuar në informacionet e siguruara se 1 shtetas posedonte armë zjarri në banesë dhe kishte tendencë për kultivim të bimëve narkotike, strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Durrës dhe Krujë, lokalizuan dhe arrestuan në flagrancë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, shtetasin M. D., 47 vjeç, banues në Krujë dhe për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasin M. N., 48 vjeç, banues në Manzë, Durrës.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. D., në Krujë, ku ndodhej dhe shtetasi M. N., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pushkë dhe 16 fishekë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në oborrin e banesës së vjetër të këtij shtetasi u gjetën të kultivuar fidanë kanabis.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., banues në Zallë, Fushë Krujë, pasi nga kontrolli i ushtruar në oborrin e banesës së tij u gjetën bimë të kultivuara fidanë kanabis.

Nga strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në bazë të informacioneve se një shtetas dispononte sende të kundërligjshme me vete, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin S. H., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë. Shërbimet e Policisë në Zallë, Fushë Krujë, pasi kanë ndaluar mjetin tip “Renault”, me drejtues shtetasin S. H., gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 1.3 kg kanabis.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment